Qindra mijëra banorë të pasur të New Yorkut janë larguar nga qyteti gjatë krizës së koronavirusit. Sipas një sondazhi të bazuar në analizën mbi sinjalin e telefonave celularë.
Rreth 420 mijë banorë janë larguar nga qyteti, nga 1 marsi deri në 1 maj. Në lagjet e pasura të Manhattanit përfshirë Upper East Side, West Village, Soho dhe Brookly Heights, popullsia ka rënë më shumë se sa 40 për qind, ndërsa pjesa tjetër e qytetit nuk ka pasur ndryshim.
Migrimi i të pasurve nga qyteti nisi pas 15 marsit, kur kryebashkiaku Bill de Basio lajmëroi mbylljen e shkollave. Këto lagje u boshatisen të parat.
Ata kanë lëvizur në zona pa ndërtesa të larta, kryesisht nëpër shtëpitë e pushimit.
New York është epiqendra e koronavirusit në Amerikë, me më shumë se 320 mijë të infektuar dhe mbi 27 mijë të vdekur.