Një dekadë më parë për të mbrojtur muzeun e Enver Hoxhës, Edi Rama e quante talibanizëm idenë për ta shembur atë dhe për të ndërtuar një parlament të ri.
“Taleban ishte Enver Hoxha dhe regjimi i tij që i hyn me dinamitë dhe hodhën në erë 2400 e kusur kisha e kapela romane, që dogjën 300 e kusur mijë vepra arti fetarë dhe libra fetarë. Talebane është edhe e kundërt. Pra, të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi.
Ju siguroj që këtë nuk do ta bënte asnjë vend europian, siç nuk e kanë bërë. Nuk e bënë gjermanët, megjithëse angazhuan konkursin më spektakolar ndërkombëtar për Budenstagun dhe arkitektin më në zë të momentit Norma Fosterin, nuk e bënë që ta shembnin Rajshtagun e vjetër edhe të ndërtonin diçka tjetër në vend të tij.
Por bënë që të bashkëjetojnë si volume estetikisht dhe historikisht dy gjëra që janë tërësisht të kundërta, por janë edhe tërësisht komplementare në një kontekst historik për të nesërmen. Se nuk besoj se UNESCO dhe drejtori UNESCO-s kanë tjetër interes dhe tjetër qasje, përveç interesave dhe qasjeve, që është interesi dhe qasja e botëkuptimit evropian në raport me çka trashëgojmë nga e shkuara dhe nuk besoj se ja vlen të humbasim në një debat ku flitet për gishtin, kur gishti tregon hënën”.