Arkitekti Edriol Doko ka nisur një peticion online ku kërkon të rindërtohet Teatri Kombëtar atje ku ishte e si ishte. Ai i drejtohet Presidentit Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe Kryebashkiakut Erion Veliaj. Peticionin ka mbledhur deri më tani 5000 firmëtarë.
Arkitekti Doko, i cili punon në Itali, shkruan se rindërtimi i Teatrit është i rëndësishëm për trashëgimin dhe vlerat historike të tij.
Godina e Teatrit u shemb në mënyrë të paligjshme, ditën e dielë, më 19 maj, në 4:30 të mëngjesit. Shembja u shoqërua me përplasje të forta mes qytetarëve dhe forcave të policisë. Ku dhjetra qytetarë u dhunuar dhe u burgosën pa të drejtë nga policia.
Presidenti i Europa Nostras Hermann Parzinger i kërkoi publikisht Bashkimit Europian që të dënojë shembjen e Teatrit Kombëtar më 17 maj, në shkelje të ligjeve dhe duke dëmtuar trashëgiminë kulturore. Gjithashtu shembja e paligjshme u dënua edhe nga Eurokomisionerja për Kulturën Mariya Gabriel.
Firmosni dhe shpërndani peticionin për rindërtimin e Teatrit.