Basha diskuton me Dhomën Amerikane të Tregtisë për krizën ekonomike

Nga Exit News
Basha diskuton me Dhomën Amerikane të Tregtisë për krizën ekonomike

Kreu i PD-së Basha takoi të enjten Presidentin e Dhomës Amerikane të Tregtisë, Enio Jacon dhe  Alex MacFarlane, atasheun e Seksionit për Çështjet Politike & Ekonomike në Ambasadën e SHBA-së,

Ata diskutuan për krizën ekonomike, pasojat e Covid-19 në ekonomi dhe domosdoshmërinë për të përmirësuar klimën e të bëri biznes në Shqipëri për të tërhequr investimeve të huaja.

Sipas Bashës, lufta kundër monopoleve dhe trajtimit të pandershëm të investitorëve në Shqipëri, lufta kundër korrupsionit dhe klientelizmit, sundimi i ligjit dhe siguria juridike, janë disa nga sfidat jetike para të cilave ndodhet vendi dhe ekonomia.

Basha shprehu mbështetjen e opozitës për propozimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë si aksesi në likuiditet, lehtësimi i barrës fiskale për bizneset dhe mbështetja ndaj tyre për të ruajtur vendet e punës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>