Presidenti Ilir Meta deklaroi sot se ia ka dërguar platformën e tij me 14 pika që më 8 prill kryeministrit Rama, por se nuk ka marrë një përgjigje prej tij.
Në një deklaratë për median, Meta u shpreh:
“Në 8 prill i kam nisur kryeministrin Rama këtë projekt-platformë që po e bën publike sot, të cilën ua kam paraqitur dhe anëtarëve të BE dhe partnereve që janë të interesuar që Shqipëri të vazhdojë rrugën evropianë. Nuk kam marrë asnjë përgjigje.”
Pas heshtjes për më shumë se një muaj, Meta e bëri publike platformën.
Propozimet kryesore të tij janë: përfundimi i Reformës Zgjedhore, shmangien e parlamentit për ndryshimet në Reformën në Drejtësi dhe kalimin e vendimmarrjes tek Këshilli Politik, plotësimi dhe ngritja e Gjykatës Kushtetuese, largimin e Dvoranit si gjyqtar dhe si kryetar i KED-it, tërheqja e qeverisë nga paketa anti-shpifje dhe nga ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese për betimin e anëtarëve të GJK-së.