Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë katër subjekteve të tjerë në Korçë e Pogradec, që preken nga paketa anti-krim.
Ata janë:
- Arben Ruço i dënuar për “trafikim të lëndëve narkotike”;
- Frederik Arifi, i dënuar për “vrasja në rrethana cilësuese” dhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”;
- Meardi Berberi, i dënuar për “shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim;
- Shkëlqim Shara, i dënuar për “shfrytëzim prostitucioni”.