8 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 989.
79 përqind e të infektuarve ose 781 prej tyre janë shëruar.
Sipas njoftimit të ISHP-së, të infektuarit e rinj janë zbuluar në Tiranë (5), Krujë (1) Durrës (2). Të gjithë të infektuarit e rinj janë persona kontakti të pacientëve të mëparshëm.
Në 24 orët të fundit janë testuar 200 qytetarë të dyshuar, ndërsa që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 14 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 989 të infektuar,
– 31 viktima;
– 781 të shëruar,
– 175 të infektuar aktivë;
Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 16 pacientë, ku vetëm 5 janë në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 23 maj është:
– Tiranë, 62 pacientë aktivë,
– Durrës, 50 pacientë aktiv,
– Krujë, 27 pacientë aktivë,
– Shkodër, 10 pacientë aktivë,
– Berat, 10 pacientë aktivë,
– Kamëz, 9 pacientë aktivë,
– Fier, 4 pacientë aktivë,
– Elbasan, 1 pacient aktivë,
– Mirditë, 1 pacient aktiv,
– Korçë, 1 pacient aktiv.