Nga dita e nesërme, të gjithë xhamitë dhe kishat do të hapen dhe do të vijojnë aktivitetin e tyre fetar.
Lajmin e bëri të ditur, kryeministri Rama, në një postim në Facebook, ku shkruan:
“Pasi kemi bashkëpunuar këto javë me komunitetet fetare dhe kemi përgatitur protokollet e sigurisë shëndetësore, duke marrë, vlerësuar e miratuar propozimet e tyre, jemi gati të vendosim çeljen e aktivitetit të tempujve nga java e ardhshme, me të gjitha kufizimet përkatëse, duke e nisur nesër me këmbë të mbarë e me bekimin e dritës së ditës së bukur të kalendarit të besimit.”
Më herët, kryetari i Komitetit Mysliman bëri të ditur se falja e Fiter Bajramit do të bëhet në xhami, duke respektuar rregullat kundër COVID-19.
Mëngjesin e së dielës, në 24 maj besimtarët musliman festojnë Fiter Bajrami-n. Ata mbidhen në xhami e sheshe për të shënuar kulmin e një muaji agjërim me lutje.