Në 24 maj, mijëra protetues shkelën rregullat e distancimit social për të protestuar kundër planeve të qeverisë kineze për të detyruar ligjet e sigurisë kombëtare në territoret gjysëm autonome.
Ligji ndalon veprimet kundër nxitjes së rebelimit kundër regjimit, shkëputjen e rajoneve gjysëm autonome nga Beijing dhe të shkatërosh regjimin. Si dhe lejon funksionimin e institucioneve të sigurisë për herë të parë në Beijing.
Protestuesit u mblodhën në zonën kryesore të biznesit në Hong Kong, duke thërritur sllogane kundër qeverisë dhe kundër Partisë Komuniste. Ata protestua pa marrë leje nga autoritetet kineze.
Qindra policë rrethuan dhe goditën protestuesit por ata u përplasën me policë duke injoruar thirrjet për shpërndarje. Më pas policia lëshoi gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve, të cilët u strehuan tek dyqanet e ndodhura aty pranë.
Dhe arrestoi drejtuesin e grupit demokratik “Pushteti i Njerëzve”, pas thirrjeve të tij me megafon për mos miratimin e ligjit të sigurisë edhe kundra qeverisë.
Në Kinë protestat dhe grumbullimet e mëdha të njerëzve janë ndaluar deri më 4 qershor.
Por, pas mbajtjes së mbledhjes vjetore të partisë Komuniste kineze në Beijing, një nga aktivitete më të madha në Kinë, dhe lajmërimit te ligjit të ri perfaqësues të opozitës, aktvistë të të drejtave të njeritu dolën në rrugë duke injoruan protokollet e distancimit social.