Mbretëria e Bashkuar do të nisë trajtimin e të infektuarve me Covid-19 me ilaçin remdesivir.
Sekretari i Shëndetit në MB, e quajti këtë hap si ‘më të madhin për trajtimin e të infektuarve në vend që prej fillimit të pandemisë’.
Ky ilaç është një antiviral i prodhuar fillimisht për të luftuar Ebolën, por pas testimeve të shumta, ilaçi nuk rezultoi efektiv kundër saj.
Shumë mjekë, kryesisht në Japoni, filluan përdorimin e tij tek pacientët me Covid-19, që janë në trajtim intesiv. Në shumicën e rasteve pacientët u përmirësuan u shëruan më shpejt, dhe shumica e tyre mundën të shkonin në shtëpi brenda disa ditëve.
Në Amerikë po ashtu në 1 maj, Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) lëshoi aprovimin urgjent për përdorimin e ilacit remdesivir si trajtim tek pacientët me simptoma të rënda të shkaktuar nga Covid-19.