Mali i Zi do të hapë në 1 qershor kufijtë me vendet fqinje dhe disa prej shteteve të Bashkimit Europian.
Nga ky vendim përfitojnë shtetasit e Shqipërisë, Kroacisë, Sllovenisë, Austrisë, Gjermanisë, Polonisë, Hungarisë, Greqisë dhe Çekisë.
Shtetasve nga këto vende, në kufizin malazez nuk do t’u kërkohet asnjë provë apo analizë që vërteton se ata nuk janë të infektuar, dhe as nuk do të jenë të detyruar të karantinohen për 14 ditë.
Ata vetëm do të informohen për masat e distancimit social dhe higjienës që duhet të respektojnë gjatë qëndrimit në Malin e Zi.