6 pacientë të rinj me Covid-19 u zbuluan në 24 orët e fundit.
Kjo është dita me më pak të infektuar ditorë që prej 25 majit – gjatë ditëve të fundit numri i të infektuarve ditorë u rrit ndjeshëm, me 21-26 të infektuar çdo ditë.
Të infektuarit e rinj janë:
- 4 në Tiranë, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 147;
- 1 në Durrës, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 28;
- 1 në Mat, duke e çuar totalin e të infektuarve aktivë në 9.
Të infektuarit e rinj janë kontakte të pacientëve të mëparshëm dhe lidhen kryesisht më shpërthimin e virusit në pavionin e sëmundjeve të brendshme në QSUT.
Mes të infektuarve të rinj në Tiranë, në është personel shëndetësor.
Në total në vend, janë testuar mbi 16 mijë të dyshuar dhe 1143 kanë rezultuar të prekur.
Deri më tani 877 prej tyre ose 77 për qind janë shëruar, 33 kanë humbur jetën dhe 233 janë të sëmurë aktivë.
Në spitalin infektiv janë të shtruar 28 pacientë, nga të cilët 3 janë në terapi intensive, njëri prej tyre është i intubuar.