Kryeministri Edi Rama pohoi se ndodhet në Tiranë dhe jo në Paris.
Në një reagim në Twitter, ai tha se kishte udhëtuar ditën e premte drejt Francës, për një vizitë informale të nivelit të lartë.
“Unë s’jam në Francë po në Shqipëri qysh pardje! Kam shkuar pasditen e të premtes e jam kthyer mesditën e të shtunës për një vizitë informale të nivelit të lartë”
Në lidhje me akuzat për shpenzimet e luksit, Rama pohoi se” “shpenzimet e luksit e të fundjavave jashtë” ua kam lënë atyre që të vetmen punë kanë të më shajnë ditë-natë!”