Dy persona kanë humbur jetën mëngjesin e së martës në Durrës.
Viktimat janë një shtetas sirian 20-vjeçar dhe një shqiptare 70-vjeçar. Dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve të deritanishme, trupi i të riut sirian është i gjetur me shenja goditjeje, pranë Torres Veneciane. Policia po heton mundësinë e përplasjes nga një automjet me shpejtësi të lartë.
Ndërsa 70-vjeçarja ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ra në shtëpinë e saj gjatë orëve të para të mëngjesit. Viktima jetonte vetëm. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.