Gjykata e Tiranës vendosi arrest me burg për të gjithë të akuzuarit për përdhunimin e 15 vjeçares, në zonën e Bregut të lumit.
Roja i shkollës, 65 vjeçari, Abaz Doku së bashku me tre djem të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç, akuzohen për përdhunimin dhe shtantazhimin e 15-vjeçares.
Sipas mediave, 65 vjeçari mësohet të këtë pohuar se nuk e ka përdhunuar 15 vjeçaren, por ajo shkonte vet.
Ngjarja e rëndë ndodhi para pak ditësh dhe policia arrestoi të katërt të akuzuarit. 65 vjeçari ka abuzuar me 15 vjeçaren dhe gjithçka e ka filmuar në telefon, pamje të cilët ia ka dhënë edhe tre të rinjve të tjerë të zones, të moshës 20, 16 dhe 15 vjeç.
Tre djemtë gjithashtu abuzuan me 15 vjeçaren duke e kërcënuar me publikimin e videos.
Për të lexuar më shumë për rastin klikoni këtu.