
Lojtarët dhe stafi i ekipit të Bylysit, ku një ditë më parë u gjet një lojtar i infektuar me Covid-19, nuk janë prekur nga virusi.
Bashkë me ekipin e Bylisit, analiza ka bërë dhe stafi i hotelit ku ata qëndrojnë në Ballsh, por asnjë nuk ka rezultuar i infektuar.
Një ditë më parë, futbollisti Eridon Qardaku rezultoi i infektuar me covid-19. Dyshohet se ai e ka marrë virusin gjatë një vizite në Shkodër. Ai është izoluar dhe po pret rezultatet e analizave të tjera.
Ndërkohë ekipi i Bylisit po bëhet gati për ndeshjen e së mërkurës me Tiranën. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Superligës pas pezullimit 2-mujor për shkak të Covid-19.