Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë katër personave të dënuar për vrasje dhe trafik lëndësh narkotike. Një prej tyre, i dënuar për vrasje, njihet dhe si miku i Ervis Martinajt.
Ata janë:
- Emiljano Tasho – i dënuar për vrasjen e Enton Nikajt në 2015-ën dhe i njohur si miku Ervis Martinajt;
- Ylli Murati – i dënuar për vjedhje me armë;
- Spartak Kazazi – i dënuar për vrasjen e Gentian Durajt në vitin 2000;
- Blendi Harasani – i dënuar për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.