Presidenti Meta dha pëlqimin për marrjen e Eurobondit nga qeveria, borxhit të marrë në euro në tregjet e huaja, me vlerë 650 milionë euro nga qeveria.
Kuvendi me një procedura të përshpejtuar ka kërkuar në 1 qershor që presidenti të japë pëlqimin për ligjin e Eurobondit, pasi kërkonte të merrte 650 milionë euro borxh brenda qershorit.
Sipas relacionit të qeverisë për marrjen e eurobondit, shuma prej 650 milionë eurosh do të përdorej:
- 250 milionë euro për të shlyer detyrimin e prapambetur nga një Eurobond i marrë në vitin 2015;
- 400 milionë euro për të plotësuar nevojat për financim për vitin 2020.
Me pëlqimin e presidenti, ligji hyn në fuqi dhe qeveria mund të marrë borxh në tregjet e huaja.