Shumica e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Minneapolis kanë kërkuar shpërbërjen e departamentit të policisë së qytetit, dy javë pas vdekjes së George Floyd nga një polic i qytetit, raporton BBC.
Këshilli Bashkiak gjithashtu vendosi ndalimin e përdorimit të mënyrave të ndalimit të të arrestuarit duke i vënë duart ose gjyrin në qafë.
9 nga 13 këshilltarët bashkiak thanë se duhet një model i ri i ruajtjes së rendit dhe sigurisë, duke i akuzuar forcat e rendit për racizëm. Por ky propozim nuk u pranua nga kryebashkiaku dhe është ende duke u diskutuar.
Javën e kaluar, Minnesota nisi një hetim mbi të respektimin e të drejtave të njeriut nga Departamenti i Policisë.