Presidenti Ilir Meta dekoroi sot Kolonelit veteran Myfit Guxholli me ‘Dekoratën e Artë të Shqiponjës’, për kontributin e veçantë në Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare, dhe për kontributin në krijimin dhe konsolidimin e artit të luftës e shkencës topografike ushtarake shqiptare.
Duke shpërndarë në Facebook, foto nga ceremonia e dekorimit, presidenti shkruan:
“Si përfaqësues i një brezi të lavdishëm idealistësh që në momentet më të vështira dhe të errëta për vendin u bashkuan me armë në dorë për çlirimin e Atdheut, Kolonel Guxholli dhe familja e Tij luftuan përkrah Heroit të Popullit Reshit Çollaku me çetën partizane të Mokrës, duke shkëlqyer me heroizmin e tyre, që na bën krenarë dhe frymëzon brezat e rinj me ndjenjat më të larta të atdhedashurisë.”