Presidenti Meta ka kthyer sot për rishqyrtim në Kuvend, ndryshimet e bëra nga shumica socialiste në ligjin për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, që favorizonin pronarët e mjeteve lundruese luksoze.
Ndryshimet parashikonin përjashtimet nga TVSH-ja në import e jahteve dhe mjeteve të tjera ujore që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vite.
Sipas Metës, këto ndryshime nuk është në harmoni me nevojat emergjente të vendit, si dhe me parashikimet e Institucioneve Financiare, të cilat nuk rekomandojnë përjashtimin nga taksat të grupeve të ndryshme.
Këto ndryshime zvogëlojnë më tej bazën tatimore të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe nuk janë reflektojnë kërkesat e pjesës më të madhe të qytetarëve, por vetëm të një pakice të pasur.