3,1 milionë jetë u shpëtuan nga mbyllja e detyruar në 11 vende evropiane

Nga Exit News
3,1 milionë jetë u shpëtuan nga mbyllja e detyruar në 11 vende evropiane

Mbyllja e njerëzve ka shpëtuar më shumë se 3 milionë jetë nga koronavirusi në Evropë. Ky është vlerësimi i një studimi të Imperial College London, i cili ka arritur në përfundimin se pa mbylljen e detyruar të njerëzve ” bilanci i vdekjeve do të ishte i jashtëzakonshëm”.

Studimi i Imperial College vlerësoi ndikimin e kufizimeve në 11 vende evropiane, përfshi Austrinë, Belgjikën, Danimarkën, Francën, Gjermaninë, Italinë dhe Mbretërinë e Bashkuar deri në fillim të majit.

Në këto vende deri në 4 maj do të kishin vdekur 3,2 milionë njerëz sipas studimit, nëse nuk do të ishin mbyllur bizneset dhe njerëzit nuk do të kishin qendruar në shtëpi.

Ndërkohë deri në periudhën kur u bë studimi kishin vdekur 130 mijë njerëz.

Por nga ana tjetër studimi paralajmëron se vetëm një përqindje e vogël e popullsisë është infektuar deri tani dhe jemi ende në fillim të pandemisë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>