36 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 1299.
Kjo është dita me më shumë të infektuar ditorë që prej 9 marsit, datë kur u gjetën 2 të infektuarit e parë në vend.
Të infektuarit e rinj janë 27 persona në Tiranë, 4 persona në Shkodër, 2 në Kamëz, 1 në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë.
Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Tiranë e Shkodër, për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.
41 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 6 janë në terapi intensive, dy prej të cilëve janë të intubuar.
74 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.
Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 18 mijë persona, prej të cilëve janë:
– 1299 të infektuar,
– 34 viktima;
– 960 të shëruar,
– 305 të infektuar aktivë.
Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 9 qershor është:
– Tiranë, 204 pacientë aktivë,
– Shkodër, 29 pacientë aktivë,
– Krujë, 24 pacientë aktivë,
– Kamëz, 19 pacientë aktivë,
– Durrës, 10 pacientë aktiv,
– Mat, 9 pacientë aktivë,
– Lushnje, 6 pacientë aktivë,
– Korçë, 1 pacient aktiv,
– Librazhd, 1 pacient aktiv,
– Mallakastër, 1 pacient aktiv,
– Tropojë, 1 pacient aktiv;
– Lezhë, 1 pacient aktiv.