Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë 3 personave në Vlorë e Fier.
Ata janë:
- Aleksandër Llanaj, banues në Vlorë, i dënuar për veprën penale “vrasje e dy ose më shumë personave”;
- Vladimir Çilotaj, banues në Fier, aktualisht nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale “prodhim dhe shitje narkotikësh” e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe fabrikim i lëndëve narkotike dhe psikotrope”;
- Shpëtim Çilotaj, banues në Fier, aktualisht nën masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për veprat penale “vrasje me paramendim” dhe “shfrytëzim prostitucioni”.