Partia Demokratike akuzoi qeverinë se hesht për faktin se QSUT është kthyer në vatër infeksioni.
Në një postim në Facebook, ish deputeti Bardh Spahia shkruan:
“QSUT është sot vatra më e madhe e infeksionit në vend, pavarësisht se Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu vazhdojnë të heshtin për këtë dështim spektakolar.”
Ai shkruan se rritja e të infektuarve është tregues i keqmenaxhimit të qeverisë dhe kryeministrit.
“Rritja e numrit të të infektuarve, përfshi personelin shëndetësor, është treguesi më kokëfortë i keqmenaxhimit nga qeveria, e cila kujdeset vetëm për një fasadë të rreme.Rritja e numrit të të infektuarve është dështimi direkt i kryeministrit të varfërimit të shqiptarëve.”