Ministrja Manastirliu i ka bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm sepse numri i të prekurve me Covid-19 po rritet.
Në një postim në Facebook, ministrja shkruan se dy javë pas hapjes, në vend ka “ende transmetime komunitare të infeksionit në Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Kemi të prekur dhe shtim të numrit të pacientëve në Spitalin Infektiv”.
“Sistemi shëndetësor është në nivelin më të lartë të gatishmërisë dhe puna në terren nuk është ndalur për asnjë çast, për zbulimin e çdo rasti dhe kontakti, për të këputur zinxhirin e infeksionit”, shprehet Ministrja Manastirliu.