Kryeministri Edi Rama pohoi se reforma Zgjedhore nuk reformon asgjë në sistem, por u realizua për t’i hequr frikën Lulzim Bashës, nga humbja e zgjedhjeve.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me ministren e Financave Anila Denaj dhe ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj, ai u shpreh:
“Marrëveshja është e vërtetë që nuk reformon asgjë në sistem, por rëndësi ka që u kënaq Luli. Rëndësia e saj ishte të bashkoheshim ne bashkë me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën nga frika e tmerrshme e tij prej zgjedhjeve për t’i thënë si e do ti që të mos kemi llafe. ”
Ai shtoi se qeveria nuk i ka votat për ta miratuar reformën, por do ti bëjë ato.
” Votat nuk i kemi por do t’i bëjmë, nuk do luftojmë në sensin aritmetik por duke u marrë me të tjerët sa do ja dalim këtë nuk e dimë. “