Prokuroria e Tiranës nuk pranoi padinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës Mynyr Koni ndaj anëtarëve të Komisionit të Zgjedhjeve në universitetin e Tiranës.
Balkanweb shkruan se prokuroria nuk ka gjetur vepër penale në padinë e zotit Koni, ndaj nuk do të hetojë Majlinda Ketën, Bernard Dosti, Oriona Muçollari, Ardian Doka, Eglantina Gishtisi.
Më 13 maj, Zoti Koni ka paditur 5 pedagogët e shkarkuar nga puna pasi kanë vazhduar punën në shkelje të urdhërit të shkarkimit.
Koni po ashtu ka paditur dhe administratorin e UT-së Skerdi Dafa, pasi nuk ka marrë asnjë masë administrative ndaj personave të sipërpërmendur pas shkeljes së urdhrit të Ministrisë së Arsimit.