Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka marrë pjesë në takimin Rajonal të Mëngjesit të Lutjeve, i cili u organizua online.
Takimi i Rajonal i Mëngjesit të Lutjeve, i organizuar nga senatori Robert Aderholt, nën kujdesin e kongresit amerikan do të mbahej në Mostar, por për shkak të koronavirusit ai u organizua online.
Ky takim organizohet në të gjithë botën sipas modelit të Mëngjesit Kombëtar të Lutjeve në SHBA, i cili mbahet të enjten e parë të muajit shkurt, çdo vit.