Përditësim 11 qershor: 44 të infektuar të rinj, një viktimë, shkon në 1385 totali i të prekurve

Nga Exit News
Përditësim 11 qershor: 44 të infektuar të rinj, një viktimë, shkon në 1385 totali i të prekurve

44 pacientë të rinj me koronavirus janë zbuluar 24 orët e fundit, duke e çuar totalin e të prekurve në 13485.

Kjo është dita me më shumë të infektuar ditorë që prej 9 marsit, datë kur u gjetën 2 të infektuarit e parë në vend.

Një 59-vjeçar nga Lushnja ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv. Ai prej disa ditësh ishte në terapi intensive dhe vuante nga një sërë sëmundjesh të tjera.

Të infektuarit e rinj janë 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan.

Mes të infektuarve të rinj ka kontakte të personave të diagnostikuar më parë, por dhe raste të reja në Shkodër, Vlorë, Elbasan për të cilët po vazhdon hetimi epidemiologjik.

52 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 8 janë në terapi intensive.

74 për qind e gjithë të infektuarve janë shëruar.

Që prej fillimit të marsit janë testuar mbi 19 mijë persona, prej të cilëve janë:

– 1385 të infektuar,

– 35 viktima;

– 1001 të shëruar,

– 349 të infektuar aktivë.

Shpërndarja gjeografike e pacientëve aktivë deri më 11 qershor është:

  1. Tiranë, 211 pacientë aktivë,
  2. Shkodër, 42 pacientë aktivë,
  3. Krujë, 32 pacientë aktivë,
  4. Kamëz, 23 pacientë aktivë,
  5. Durrës, 16 pacientë aktiv,
  6. Mat, 9 pacientë aktivë,
  7. Lushnje, 5 pacientë aktivë,
  8. Korçë, 1 pacient aktiv,
  9. Librazhd, 1 pacient aktiv,
  10. Mallakastër, 1 pacient aktiv,
  11. Tropojë, 2 pacientë aktiv,
  12. Lezhë, 1 pacient aktiv,
  13. Ura Vajgurore, 1 pacient aktiv,
  14. Pukë, 1 pacient aktiv,
  15. Berat, 1 pacient aktiv,
  16. Vlorë, 1 pacient aktiv,
  17. Elbasan, 1 pacient aktiv,
  18. Gjirokastër, 1 pacient aktiv.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>