OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar, mes tyre dhe anëtari i bandës Shullazi

Nga Exit News
OFL kërkon deklarimin e pasurisë për 3 të dënuar, mes tyre dhe anëtari i bandës Shullazi

Operacioni Forca e Ligjit i ka kërkuar sot deklarimin e pasurisë 3 personave, mes të cilëve dhe një anëtari të bandës Shullazi.

Ata janë:

  • Orgest Balla – i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”
  • Endrit Qyqja – i dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim; pjesë e bandës Shullazi.
  • Geno Lena –  banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” në mungesë, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>