Meta thirrje insitucioneve të plotësojnë kërkesat e komuniteteve fetare

Nga Exit News
Meta thirrje insitucioneve të plotësojnë kërkesat e komuniteteve fetare

Presidenti Ilir Meta përshendeti raportin e departamentit të amerikan të shtetit për lirinë e besimit në vend. Presidenti i bëri thirrje qeverisë të përmbushë shqetësimet e komuniteteve fetare për pengesat burokratike.

“Apeloj që të gjitha shqetësimet e ngritura në raportin e DASH, veçanërisht lidhur me trajtimin e pronave dhe pengesat administrative e burokratike të vlerësohen me përparësi nga autoritetet përgjegjëse shtetërore dhe të marrin zgjidhje ligjore pa zvarritje të mëtejshme”, shkroi Presidenti Meta në një postim në Facebook.

“Duhet një reagim energjik dhe i sinqertë, institucional shtetëror për të zgjidhur përfundimisht çështjen e pronës së komuniteteve fetare duke u dhënë fund praktikave burokratike dhe korruptive”, përfundoi Presidenti Meta.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>