Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi deklaroi se marrëveshja Kosovë-Serbi nuk do të përshijë shkëmbim apo ndryshim territori.
Në një intervitë për Syri Tv, Presidenti Thaçi u shpreh:
“Marrëveshja finale nuk do përfshijë as shkëmbim dhe ndryshim territori”
Thaçi u shpreh se marrëveshja do të arrihet shumë shpejt, duke theksuar se ajo nuk është e lidhur me individë të caktuar.
“Marrëveshja me Serbinë nuk është e lidhur me individin. Unë dua të besoj te zotimi i SHBA se do lidhin shpejt dhe mirë për arritjen e marrëveshjes. Prandaj besoj se në javët apo muajt e ardhshëm do kemi një lëvizje të shpejtë. Marrëveshja do vijë më shpejt nga sa mendojnë disa pesimistë”.
Thaçi pohoi se nuk do të kandidojë për President në zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk do të jem kandidat për president në zgjedhjet e ardhshme. Unë jam në moshën më të mirë dhe çdo ditë ndjehem me energji të reja. Por mendoj se nuk duhet shikuar politika si biznes privat”