Partia më e madhe në Kosovë, Lëvizja vetëvendosja (LVV) i kërkoi Gjykatës Kushtetuese të shqyrtojë nëse qeveria e Avdullah Hotit është votuar në mënyrë kushtetuese.
LVV pretendoi se pjesëmarrja e deputetit Etem Arifi e bën të pavlefshëm votën parlamentare që miratoi qeverinë e Hotit. Arifi është dënuar, me vendim të formës së prerë, me një vit e tre muaj burg për një vepër penale. Kushtetuta e Kosovës, thotë LVV, përcakton qartë se mandati i një deputeti është i pavlefshëm nëse ai dënohetme më shumë se një vit burg për një vepër penale.
Qeveria e Hoti u mori numrin minimal të kërkuar të votave, 61 deputetë. Nëse mandati i Arifit shpallet antikushtetues cenohet procesi i votimit të qeverisë së re.