Presidenti serb Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme të fillojë dialogun me Kosovën “me mirëbesim”, por se njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është pjesë e diskutimeve.
Në një deklaratë për Reuters-in, Vuçiç tha se ka më shumë interes për t’u përqëndruar në tema si “qarkullimi i lirë i kapitalit, njerëzve dhe shërbimeve”.
Arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë është një parakusht për integrimin europian të dy vendeve.
Dialogu midis tyre u ndërpre pasi Kosova vendosi një taksë 100% për mallrat serbe, si hakmarrje për fushatën e vazhdueshme të mosnjohjes së Serbisë kundër Kosovës.
Bisedimet pritet të rifillojnë pasi qeveria e sapokrijuar e Kosovës me në krye Avdullah Hotin, hoqi të gjitha masat e reciprocitetit ndaj Serbisë në 6 qershor.