Opozita parlamentare kërkon shkarkimin e Hajdarit nga komisioni për Reformën Zgjedhore

Nga Exit News
Opozita parlamentare kërkon shkarkimin e Hajdarit nga komisioni për Reformën Zgjedhore

Disa prej deputetëve të opozitës parlamentare kanë kërkuar shkarkimin e Rudina Hajdarit si bashkëkryetare e Komisionit për Reformën Zgjedhore. Ata kërkojnë emërimin e Myslim Murrizit në vend të Hajdarit. Pjesë e këtij grupi deputetësh është dhe vetë Murrizi.

Në një deklaratë për shtyp, deputeti Murrizi tha se Hajdari ka të njëjtin mendim me bashkëkyrtarin tjetër të komisionit, Damian Gjiknurin, ndaj nuk përfaqëson qëndrimin e opozitës parlamentare e cila e kundërshton marrëveshjen e 5 qershort në Këshillin Politik:

“Nuk mund të pranojmë që nga firmosja në Këshillin Politik një marrëveshje që opozita parlamentare nuk e njeh.

Besoj është më e moralshme që të mos drejtohet nga dy bashkëkryetar që janë në të njëjtin mendim dhe kundër mendimit të 29 deputetëve.”

Rudina Hajdari si pjesë e Këshillit Politik ka firmosur marrëveshjen e 5 qershorit, por ka deklaruar se do të vazhdojë betejën për të kërkuar lista të hapura në parlament.

Ndërsa deputetët e tjerë të opozitës parlamentare kundërshtojnë marrëveshjen e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore dhe kanë bërë kërkesë në parlament për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>