Një burrë 27 vjeç, afrikano-amerikan u qëllua për vdekje nga një polic në Georgia, SHBA, ditën e shtunë, 13 qershor. Informacionet e para tregojnë se viktima po flinte në makinë në parkingun e një restoranti, punonjësit e të cilët thirrën policinë në 10:30 të darkës, sepse po pengohej qarkullimi i klientëve të tjerë.
Policët e kontrolluan personin, dhe i bënë testin e alkoolit, nga ku doli se viktima ishte i dehur. Më pas, policët u përpoqën ta nxirrnin nga makina dhe ta shoqëronin në komisariat. Por, ai bëri rezistencë.
Pamjet nga kamerat e kontrollit të publikuara në median sociale tregojnë se mes policëve dhe viktimës ka pasur përplasje fizike, gjatë të cilës viktima morri një armë elektrike dhe ia drejtoi policëve.
Policët e ndoqën nga pas, ai u kthye dhe i drejtoi një polici armën elektrike më pas një polic tjetër e goditi. Personi vdiq disa orë më vonë në spital.
6 policët e përfshirë në ngjarje nuk janë identifikuar dhe nuk dihet nëse janë pezulluar dhe nëse do të hetohen. Një kopje e videos do të publikohet dhe do të hetohet.
Kjo është viktima e dytë afro-amerikane që vritet nga një polic i bardhë në SHBA, që prej vrasjes së George Floyd më 25 maj.