412 biznese kanë përfituar nga garancia e parë sovrane

Nga Exit News
412 biznese kanë përfituar nga garancia e parë sovrane

Qeveria ka shtyrë deri më 20 qershor afatin e aplikimit për garancinë sovrane të parë të miratuar më 11 maj. Njoftimin e publikoi Ministrja e Financave Anila Denaj në faqen e saj në Facebook.

Denaj, gjithashtu njofton se deri më 5 qershor kanë aplikuar 712 biznese dhe 462 prej tyre kanë përfituar nga garancia e parë sovrane. Vlera e miratuar nga bankat për 412 biznese është 5, 883 mijë lek.

Nga ky instrument mund të përftiojnë të gjitha bizneset apo huamarrës të tjerë të cilët nuk kanë kredi të tjera me probleme. Ata mund të marrin kredi me interes jo më të lartë 2,85 për qind.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>