Covid-19 në 24 orë: Shënohet rekordi i ri i të infektuarve ditorë

Nga Exit News
Covid-19 në 24 orë: Shënohet rekordi i ri i të infektuarve ditorë

69 të infektuar me Covid-19 janë zbuluar në 24 orët e fundit, duke shënuar shifrën më të lartë të të infektuarve që prej fillimit të pandemisë në vend.

50 pacientë janë të shtruar në Spitalin Infektiv, 7 janë në terapi intensive, një i intubuar.

Me 1055 të shëruar dhe 36 viktima, aktualisht në vend ka 499 të infektuar aktivë.

Të infektuarit e rinj janë:

  • 28 në Tiranë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 249;
  • 16 në Shkodër, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 68;
  • 8 në Krujë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 63;
  • 6 në Vlorë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 21;
  • 5 në Durrës, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 25;
  • 2 në Elbasan, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 6;
  • 1 në Kamzë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 27;
  • 1 në Mallakastër, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 2;
  • 1 në Pukë, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 11;
  • 1 në Lushnje, duke çuar totalin e të infektuarve aktivë në 13.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>