Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka ftuar partitë e opozitës në takim për të diskutuar për rinisjen e dialogut me Serbinë.
“I ftoj edhe sot ata të pranojnë të takohen, të na dëgjojnë se çfarë kemi për të thënë për procesin e dialogut. Do të mundohem të krijojë një konsenues të gjerë mes forcave politike për këtë proces shumë të rëndësishëm,” u shpreh Hoti për median.
Qeveria Hoti ka bërë gati platformën e dialogut, të cilën e ka bërë publike në Akademinë e Shkencave disa ditë më parë, ia ka prezantuar edhe presidentit Thaçi.
Kryeministri theksoi se ‘është shumë e rëndësishme që të jemi bashkë në këtë proces.’
Ftesa e Hotit vjen një ditë para se i ngarkuari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak të vizitojë Kosovën dhe të prezantohet me planin e qeverisë Hoti për rinisjen e dialogut.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, ka nisur që në vitin 2011 në Bruksel. Por në nëntor 2018, dialogu i ndërpre kur autoritetet e Kosovës vendosën taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Ky vendim u mor si kundërpërgjigje ndaj fushatës së Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.