Pas kërkesës së Institutit të Shëndetit Publik për kryerjen e analizave vullnetare në laboratorët, administrator i laboratorit Intermedica njofton se ka kapacitete për kryerjen e testeve dhe çmimi i tyre është:
“Kostoja e testimit Covid-19 me PCR mund të përllogaritet afërsisht 150-160€. Kostoja e testimit me serologji për çdo antikorp afërsisht 4000-5000 lekë të reja”, tha Vasil Lljalo për median hapur.al.
Ai sqaroi se ka disa laboratorë privat kanë kapacitete dhe janë gati për të ofruar këtë shërbim.
Qeveria Rama vendosi që në kushtet e epidemisë, testi i koronavirusit të kryhet vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), i cili është dhe përgjegjës për menaxhimin e situatës.
Përveç kësaj, Laboratori i Virologjisë në ISHP është i vetmi i certifikuar në Shqipëri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Ndërsa nuk dihet nëse Agjencia Kombëtare e Barnave ka licensuar ndonjë spital privat ose laborator për kryerjen e testeve covid-19.
Ky institucion u shpreh më 31 mars se nuk ka certifikuar asnjë spital privat për diagnostikim të koronavirusit.