Presidenti i Maqedonisë së Veriut ka vendosur të martën sërisht gjendjen e emergjencës për 8 ditë, me qëllim përgatitjen e protokolleve të sigurisë shëndetësore për fushatën zgjedhore, sipas medias maqedonase mia.mk.
Gjendja e emergjencës në Maqedoninë e veriut përfundoi më 12 qershor. Pas saj, partite politike vendosën mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme më 15 korrik 2020.
Ndërkohë numrat e të infektuarve në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të rriten, brenda 24 orëve të fundit u identifikuan 134 qytetarë të infektuar me Covid-19.