Një paciente 82-vjeçare nga Tirana është ndarë nga jeta mëngjesin e së mërkurës në spitalin Infektiv.
Ajo është viktima e 38-të në vend e prekur me Covid-19.
Aktualisht në shërbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, në vend u zbuluan 50 të infektuar të rinj, duke shënuar rënie të numrit të të infektuarve ditorë krahasuar me ditët e fundit.