Pesë persona me Covid-19 janë identifikuar në 24 orët e fundit në Korçë, duke e rikthyer qytetin në hartën e koronavirusit.
Dy prej pacientëve janë në Bilisht, ndërsa tre në Korçë.
Një prej të infektuarve në Korçë është kamarier, ndërsa për të infektuarit e tjerë nuk ka ende informacione.
Instituti i Shëndetit Publik po vazhdon hetimin epidemiologjik të rasteve për të zbuluar si janë infektuar dhe nëse kanë infektuar qytetarë të tjerë.