Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur të mërkurën aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje në Tale, në bashkinë Lezhë.
Pronarët e ndërtesave kundërshtuan IKMT-në dhe thanë se nuk janë lajmëruar për aksionin. Ata e quajtën të padrejtë shembjen e ndërtesave në prag të sezonit turisik.
Por IKMT ka vazhduar me shembjen e objekteve, ndihmuar dhe nga forcat e shumta të policisë.
Disa ditë më parë, kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu kundërshtoi vendimin e qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje në fillim të sezonit. Ai tha se këto aksione duhet të jenë të koordinuara mes qeverisë dhe pushtetit lokal.