Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) ka nisur 11 kërkesat e para për konfiskimin e pasurisë së personave me precedent penalë.
Disa prej pasurive që SPAK kërkon të konfiskojë janë dhe:
- Resorti ‘Golden’ i familjes Hajri;
- Një makinë e blinduar e markës BMW e Lulzim Berishës.
Pas konfiskimit, dosja për këto pasuri do të kalojë në Gjykatën e Posaçme, dhe pronarët kanë 6 muaj afat për të sjellë prova, fatura, fakte ekspertiza ekonomike për të verifikuar pasurinë.
Nëse pronarët nuk do të justifikojnë dot pasuritë, ato do të sekuestrohen përfundimisht nga shteti.