Agjencia e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) ka zhvilluar një anketim për të parë efektet në ekonomi të pandemisë së Covid-19, në muajt prill-maj. Disa prej problemeve me të cilat janë hasur bizneset ishin: mungesë të xhiros, mungesë likuiditeti dhe rritjeve të kostove.
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj sqaroi se në anketim u përfshinë 200 kompani, 82 shqiptare dhe 112 të huaja, të fushave të ndryshme:
- 50 kompani në fushën e teknologjisë së informacionit;
- 65 kompani në industrinë përpunuese;
- 11 kompani në agropërpunim;
- 10 kompani në sektorin e turizmit.
Exit News sjell përmbledhjen e disa prej të dhënave kryesore të anketimit.
Për rënien e xhiros:
- 31 për qind e kompanive të anektuara kanë raportuar ulje me 20 për qind të të ardhurave;
- 23 për qind e kompanive të përfshira në anketim raportuan rënie të të ardhurave me 5-20 për qind;
- 16për qind e kompanive thanë se e kishin të pamundur të parashikonin situatën.
Problematikat kryesore me të cilat bizneset u ndeshën:
- 95 kompani raportuan mungesë klientësh;
- 41 kompani raportuan mungesë likuiditeti;
- 38 kompani raportuan vështirësi me pagesat;
- 33 kompani raportuan rritje të kostos.
Për largimin e punonjësve nga puna:
- 46 për qind e biznesit raportuan se nuk kanë hequr asnjë punonjës, 21 për qind lejuan punën në shtëpi dhe 10 për qind aplikuan lejet vjetore.