Prej ditës së sotme, Maqedonia e Veriut do të hapë kufijtë e saj tokësor për herë të parë që nga fillimi i pandemisë COVID-19.
Kryeministri në detyrë, Oliver Spasovski tha se kufijtë janë të hapur, por masat mbesin në fuqi. Kushdo që dëshiron të hyjë në vend duhet të paraqesë rezultatet e një testi COVID-19, të kryer jo më shumë se 72 orë përpara dhe të ketë rezultuar negativ. Më pas do t’u kërkohet të izolohen për 14 ditë. Ata që paraqesin një test pozitiv do të dërgohen në godinat shtetërore të karantinës.
Turistët e huaj do ju lejohet të qëndrojnë në Maqedoni për qëllime tranziti për maksimumi pesë orë. Pikat e kalimit kufitar të hapura për këtë qëllim janë: Tabanovce, Deve Bair, Bogorodica, Kjafasan, Bllacë dhe Pika e Kalimit Kufitar në Aeroportin e Shkupit. Ata nuk lejohen të devijojnë nga rruga e tyre e caktuar ose të tejkalojnë afatin kohor. Ndalesat e vetme që atyre u lejohet të bëjnë në vend janë për qëllime furnizimi me karburant.
Ata që largohen nga vendi duhet të kenë leje për të hyrë në vendin tjetër. Pasi të jenë larguar, ata mund të mos lejohen të kthehen.
Deri më sot, Maqedonia e Veriut ka 4,289 të infektuar me koronavirus ndër të cilët 201 kanë humbur jetën.