Qeveria do të rrisë kontrollet në biznese për zbatimin e masave të kundër përhapjes së koronavirusit, pas rritjes së numrave të të infektuarve.
“Zero tolerancë për shkelësit sepse ata përhapin infeksionin Covid19. Na nevojitet mirëkuptimi i bizneseve”, tha në një deklaratë Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu.
Manastirliu e bëri të qartë se “derisa sjelljet e ndërgjegjshme të bëhen sepse duhen, ne duhet t’i rikujtojmë por edhe penalizojmë me masë administrative. Nuk duhet të tolerojmë sepse bëhet fjalë për shëndetin e popullatës”.
Sipas, ministres, deri më tani janë kontrolluar 70 mijë biznese.