Shtimi i të infektuarve me Covid-19 në Kosovë ka bërë që qeveria të bëjë të detyrueshme mbajtjen e maskave në ambientet publike.
Qeveria po ashtu ka udhëzuar institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë sa më shumë të munden.
Disa prej masave mbrojtëse janë:
- Detyrohen institucionet publike dhe private që të organizojnë punën në distancë apo nga shtëpitë, si dhe të reduktohet stafi;
- Të gjitha institucionet deturohen të shtojnë kontrollet në hyrje të çdo institucioni;
- Maskat janë të detyrueshme gjatë gjithë kohës në hapësira publike;
- Puna në institucione duhet të organizohet në përputhje me Manualin e Ministrisë së Shëndetësisë.